Vrau shokun e tij Mehmet Qema te “5 Maji”, lirohet nga burgu dy muaj pas krimit Marjus Dema

Gjykata e Apelit në Tiranë ka zbutur dënimin për Marjus Dema, i cili vrau aksidentalisht në një lokal në zonën e “5 Majit” shokun e tij Mehmet Qemën.
Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për të riun, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Ngjarja ndodhi në orët e vona të 10 majit, ku Marjus Dema, qëlloi me armë mikun e tij, Mehmet Qema, i cili nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë.
Dema, ka thënë se vrasjen e ka kryer në mënyrë aksidentale, ndërkohë që asokohe tha se me viktimën ishin miq. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e “5 Majit” ku të pranishëm ishin edhe miqtë e tij, Erlind Peka, 27 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Bralid Aga, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, të cilët fillimisht u aratisën nga vendi ngjarjes e më pas u vetëdorëzuan në polici.
Katër dëshmitarët u vënë në pranga pasi u akuzuan se kishin pastruar skenën e krimit, por më pas u liruan.

