U gjend i shtrirë në rrugë, ndërron jetë në spitalin e Ebasanit 55-vjeçari

Një person i moshës 55 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", Elbasan.

Ai është gjendur i shtrirë në tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të qytetit.

''Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar (endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.'' - njofton policia.

Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale,  grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.