Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë viktimë dhe 31 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Elbasan me 7 raste të reja, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë.

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (27 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        31

Të shëruar në 24 orë     14

Të shtruar në spitale      13

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3628

Testime totale             885,728

Raste pozitive             132,922

Raste të shëruara       130,166

Raste Aktive                      300

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              104

Elbasan            40

Kukës                32

Lezhë               29

Vlorë                27

Durrës              17

Fier                   16

Shkodër           13

Berat               9

Korçë                9

Gjirokastër        4