Shikoni videon/ Merr flakë fusha e mbetjeve në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2021, 15:31
Fusha e mbetjeve në Fier pasditen e sotme është përfshirë nga flakët.
Në videon e siguruar nga Ora News, shihet se mbetjet kanë marrë flakë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, e cila po përpiqet që të neutralizojë flakët.

Po ashtu shihet se në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe disa banorë të zonës, ndërkohë që nuk dihet ende shkaku i zjarrit.