E rëndë në Shkodër, po lahej me familjarët e saj, mbytet në lumin Buna 13-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2021, 16:07
Një vajzë 13-vjeçare me inicialet Z.L është mbytur ditën e sotme në ujërat e lumit Buna.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Oblike të njësisë administrative Ana e Malit.
Mësohet se 13-vjeçarja po lahej me familjarët e saj dhe pa pritur ka humbur jetën në lumin Buna.
"Më datë 27.07.2021, rreth orës 15:45, në lumin Buna, në vendin e quajtur fshati Zues, Shkodër, është mbytur duke u larë në lumë, shtetasja Z. L., 13 vjeçe, banuese në Oblikë, Shkodër." - njofton policia.
Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ku në pyetje po merren familjarët.
