Padia e Bashës ndaj Veliajt për shpifje, GJKKO merr kompetencën për akuzat e kryedemokratit
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në seancën gjyqësore e ditës së sotme shqyrtoi çështjen e padisë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha kundrejt kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në lidhje me çështjen kolegji vendosi se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj Veliajt.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po ashtu është kompetente për shqyrtimin e akuzave penale, në të cilat akuza në gjykim përfaqësohet nga prokuroria si dhe për gjykimin e akuzave penale të viktimës akuzuese.
Në lidhje me çështjen, Kolegji vendosi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Lulzim Basha ka paditur Erion Veliaj për veprën penale “Shpifja” parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal.
