Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Logu: U faktuan pretendimet e opozitës dhe PD

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, avokati Marash Logu, ka komentuar raportin final të OSBE/ODIHR, ku ndër të tjera thuhej se Partia Socialiste, kishte avantazh në zgjedhjet e 25 prillit, si dhe ka pasur keqpërdorim të fondeve.

Logu shprehet se raporti ka faktuar qëndrimet që ka mbajtur opozita dhe Partia Demokratike, se në zgjedhjet e 25 Prillit ka pasur krime zgjedhore.

Ai ka renditur edhe disa shkelje që janë bërë gjatë zgjedhjeve, ndërsa thotë se fakti që krimet zgjedhore nuk po hetohen sjellë përsëritje edhe në zgjedhjet e tjera.  

"Besoj se raporti final i OSBE, ka provuar apo faktuar të gjithë ato qëndrime që PD ka mbajtur për zgjedhjet e 25 prillit. Rreth dy muaj në KAS dhe në KLGJ, PD ka ngritur të gjithë ato problematika që janë konstatuar në raportin final të OSBE, përfshirë shitblerjen masive të votës, përfshirë shkrirjen e shtetit në një të vetme me Partinë në Pushtet, përfshirë vjedhjen dhe përdorimin e paligjshëm që iu bë të dhënave personale të qytetarëve, përfshirë, faktin se qindra emigrantëve iu hoq e drejta për të votuar falë një vendimi krejtësisht absurd, për të dëmtuar partitë opozitare, përfshirë këtu edhe faktet e tjera që kanë të bëjnë me ndryshimet e njëanshme që iu bën Kodit Zgjedhor, të cilat sigurisht patën një impakt të drejtpërdrejt në zgjedhjet e 25 prillit.

Të gjitha këto janë treguar në raportin final të OSBE , dhe në këtë kuptim kjo përveçse ka treguar se qëndrimet e mbajtura nga PD dhe opozita në përgjithësi, kanë qenë të drejta.

Të gjithë i dimë problematikat në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që institucionet tona kanë dështuar që t’i adresojnë ato tek institucionet përkatëse që përgjegjësit e tyre të dalin përpara ligjit. Jo vetëm në raportin e OSBE, por në të gjithë qëndrimet që kanë mbajtur ndërkombëtarët është kërkuar nga SPAK, por edhe nga prokuroritë e përgjithshme që të hetohen krimet zgjedhore.

Në nga rekomandimet prioritare të OSBE, ishte që krimet zgjedhore që kanë shoqëruar zgjedhjet e 25 prillit, të hetohen me përparësi dhe fajtorët të dalin përpara ligjit. Është ironi e fatit që pikërisht sot kur është publikuar dhe raporti final i OSBE, është lirar edhe një nga anëtarët ose një nga drejtuesit e Shijakut që ishte kapur në përgjime për blerjen masive të votës në bashkëpunim me drejtues të PS në Durrës.

Fakti që krimet zgjedhore nuk po hetohen sjellë përsëritje edhe në zgjedhjet e tjera.  

Intervistoi Siklakjda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjni.