Edhe Ambasada Britanike thekson: Hetoni shitblerjen e votës e patronazhistët

Ambasada Britanike thekson nevojën për të hetuar raste te shit-blerjes së votës si dhe skandalin me patronazhistët.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale një ditë pas publikimi të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ambasada inkurajon të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve

"Theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë" thuhet në reagimin e Ambasades britanike. 

Edhe ne raportin e OSBE/ ODIHR rekomandohej që institucionet në vend të kryejnë një hetim të hollësishëm për rrjedhjen e të dhënave të 900 mijë shqiptarëve.