FOTO/ Zjarri djeg magazinën drusore në Dropull
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2021, 12:34
Magazina drusore e kompanise VEKO në Dropull ka marrë flakë në orët e mesditës së sotme. Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Dropull kanë shkuar në vendngjarje ku po luftojnë me flakët e zjarrit për ti vënë në kontroll dhe shuar plotësisht ato.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Në magazine janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Në ndihmë të zjarrfikësve të Dropullit ka shkuar edhe zjarrfikësja e Gjirokastrës.




