"Basha hodhi poshtë sakrificat e 8 viteve opozitë", dorëhiqen strukturat e PD në Korçë

Një grup drejtuesish dhe anëtarësh të degës së PD në Korçës, deklaruan dorëheqjen nga të gjitha funksionet politike. Në dy deklarata për media, ata shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.

Një grup drejtuesish e anëtarësh të degës së PD në Korçë dhanë dorëheqjen të martën nga të gjitha funksionet.

Sekretari Devis Osmani, anëtari i Këshillit Kombëtar Andrea Mano si dhe 14 anëtarë të Kryesisë së PD në këtë qytet kanë deklaruar largimin duke e shoqëruar aktin e tyre me kritika ndaj lidershipit demokrat.

Sipas Andrea Manos, ish-kreut të PD në Korçë dhe anëtar i dorëhequr i Këshillit, ky vendim vjen pas humbjes së zgjedhjeve dhe analizës së PD.

"Në kushtet kur nuk ka asnjë shenjë vullneti për të parë në sy humbjen dhe për të reflektuar mbi shkaqet e vërteta të saj- të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD - të vendosur të qëndrojmë pranë demokratëvë të thjeshtë në qytetin dhe fshatrat e Korçës, me të cilët kemi ndarë sfida elektorale e kemi përballuar ditë të vështira në opozitë - Ne sot po largohemi nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Korçë".

Megjithë largimin nga funksionet që mbanin, të gjithë zyrtarët thanë se do të vazhdojnë të jenë anëtarë të PD dhe do të punojnë për atë që ata e quajnë demokracinë e sotme dhe të nesërme.

I pyetur në lidhje me dorëheqjet në degën lokale të PD në Korçë, Lulzim Basha në një konferencë për media nuk pranoi të komentonte, duke thënë se nuk dëshiron të zhvendosë vëmendjen nga raporti i OSBE/ODIHR që sipas tij ka faktuar “masakrën zgjedhore” të 25 prillit.

"Basha hodhi poshtë sakrificat e 8 viteve opozitë","Basha hodhi poshtë sakrificat e 8 viteve opozitë","Basha hodhi poshtë sakrificat e 8 viteve opozitë",