Fatmir Mediu mbyll hesapet me "Gërdecin", Prokuroria: Do apelojmë

Fatmir Mediu, aktualisht kreu i Partisë Republikane duket se i ka mbyllur hesapet me dosjen "Gërdeci".  

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi sot kërkesën e prokurorisë për rifillimin e hetimeve për Mediun, lidhur me tragjedinë e Gërdecit që shkatoi 26 të vdekur e qindra të plagosur, 15 mars 2008.

Në atë kohë ai mbante postin e ministrit të Mbrojtjes. 

Gjyqtari Erjon Çela vendosi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila kërkoi revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale në ngarkim të shtetasit Fatmir Mediu, e pushuar me vendimin nr. 6, dt. 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Ora News siguron vendimin e GJKKO i cili u mor në dhomën e këshillimit.

Gjykata vlerëson se Prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë ndërkohë që nuk mund të ushtrohet tani pas 10 vitesh.   

Një tjetër argument që gjykata ka theksuar në vendim është edhe fakti se edhe pse Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në të dy vendimet e tij ka theksuar se të drejtën për të kërkuar autorizimin për procedim sipas ligjit e ka vetëm prokurori.

"Nga tërësia e akteve procedurale dhe e provave që ndodhen në dosjen gjyqësore konstatohet se që prej datës 14.09.2009 (data e shpalljes së vendimit të pushimit nga Gjykata e Lartë) e në vazhdim, organi i akuzës nuk i kërkoi përsëri Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj ish-deputetit Fatmir Mediu, mungesa e të cilit nuk lejonte vazhdimin e procedimit penal".

Gjykata thotë se edhe pse kuadri kushtetues dhe ligjor përcakton se deputeti nuk gëzon imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij konstatohet se që prej vitit 2012 e në vazhdim (më shumë se 8 vjet), organi i akuzës nuk ndërmori hapat e nevojshëm sipas ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale megjithëse tashmë nuk ishte më e nevojshme që të kërkohej të jepej autorizimi nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Pra, nga viti 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e K.Pr.Penale, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerrte të pandehur Fatmir Mediun pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit.

Në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë bazuar në nenin 66 gërma “b” të Kodit Penal dhe në nenin 328 pika 1 gërma “d” të K.Pr.Penale

 

 Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga Prokuroria, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Apelimi

Ndërkohë SPAK nuk do të tërhiqet nga kërkesa për të çuar para drejtësisë ish-ministrin e Mbrojtjes.

I pyetur nga Rtv Ora, kreu i SPAK, Arben Kraja, tha se SPAK do t'i drejtohet Gjykatës së Posaçme të Apelit brenda afatit ligjor.

Kërkesa për hetimin dhe gjykimin e ish-ministrit Mediu u vu në lëvizje nga Prokuroria e Posaçme pas kërkesës së familjes Durda, të cilët e kishin bërë edhe më parë këtë kërkesë.

Argumenti i Gjykates 

Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në të dy vendimet e tij ka theksuar se të drejtën për të kërkuar autorizimin për procedim sipas ligjit e ka vetëm prokurori,nga tërësia e akteve procedurale dhe e provave që ndodhen në dosjen gjyqësore konstatohet se që prej datës 14.09.2009 (data e shpalljes së vendimit të pushimit nga Gjykata e Lartë) e në vazhdim, organi i akuzës nuk i kërkoi përsëri Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj ish - deputetit Fatmir Mediu, mungesa e të cilit nuk lejonte vazhdimin e procedimit penal.

Gjithashtu, Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse kuadri kushtetues dhe ligjor përcakton se deputeti nuk gëzon imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij konstatohet se që prej vitit 2012[2] e në vazhdim (më shumë se 8 vjet), organi i akuzës nuk ndërmori hapat e nevojshëm sipas ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale megjithëse tashmë nuk ishte më e nevojshme që të kërkohej të jepej autorizimi nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Pra, nga vitit 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e K.Pr.Penale me Ligjin Nr. 35/2017, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit. Në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë bazuar në nenin 66 gërma “b” të Kodit Penal dhe në nenin 328 pika 1 gërma “d” të K.Pr.Penale.

 

Fatmir Mediu mbyll hesapet me "Gërdecin", Prokuroria: Do

Fatmir Mediu mbyll hesapet me "Gërdecin", Prokuroria: Do