Video/ Berisha ‘ndez’ Kuvendin Kombëtar, demokratët ‘shpërthejnë’ në brohoritje
Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka marrë pjesë ish-Kryeministr Sali Berisha. Siç shihet në fotot e mëposhtme, sapo Berisha ka hyrë në sallë të pranishmit kanë shpërthyer në ovacione.
“Berisha, Berisha…” ishin thirrjet me të cilat u prit Berisha në sallë.
Mbledhja e Kuvendit Kombëtar ka nisur që prej orës 11:20. Fjalën i pari e ka marrë Kryedemokrati Luzlim Basha, ndërkohë që është mbajtur 1 minutë heshtje për viktimat nga Covid-19.

Në mbledhjen e ditës së sotme, 7 mijë e 500 delegatë janë thirrur për të miratuar ndryshimet në statut dhe për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar.

Në Kuvend do të diskutohen edhe qëndrimet politike si dhe faza e parë e analizës për zgjedhjet e 25 prillit.
Janë rreth 12 propozime të Lulzim Bashës për ndryshimet në statut, të cilat janë kryesisht teknike dhe sjellin ndryshime thelbësore, përfshirë dhe mosprekjen e mandatit të kryetarit.

Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi, kërkuan ndryshime në statut, ku kryesorja ishte largimi i kryetarit, në qoftëse humb zgjedhjet.
