I dënuar me 10 vite burg, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë 64-vjeçari, Luan Bundo
Shqiptari Luan Bundo, 64- vjeç, pas dy vitesh nga arrestimi në Spanjë, ekstradohet drejt vendit tonë.
62 vjeçari, i cili është arrestuar në Madrid të Spanjës, më 2019, akuzohet se ka ndihmuar 32-vjeçarin Mensur Prençin të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt një shume prej 13 mijë eurosh.
Nga hetimet ka rezultuar se linja e ndjekur nga Bundo ishte nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, ku klandestinët bashkë me të humburin Mensur Prençi, pajiseshin me vizë indoneziane për arsye turistike. Nga Indonezia linja vijonte në ishullin Kupang të Singaporit, ku nëpërmjet indionezianëve dërgoheshin për në Australi.
Lidhur me këtë ngjarje Luan ështe dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”.