Vlorë/ Kundërshtuan me forcë gjyqtarin Arqile Basho, nis seanca gjyqësore ndaj vëllezërve Myslimi

Paraqiten në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë tre vëllezrit të cilët ditën e djeshme sipas policisë së Vlorës kanë  kundërshtuar me dhunë gjyqtarin.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se të arrestuarit janë Myslym Myslimi, Fatosh Myslimi dhe Elmaz Myslimi.

Së bashku me ta në gjykatën e shkallës së parë  janë edhe familjarët e tyre të cilët po presin me padurim vendimin duke akuzuar sërish gjyqtarin Arqile Basho.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vajza e Myslym Myslimit, Grisejda Myslymi e cila ngre sërish akuzua për gjyqtarin e Vlorës duke e quajtur të korruptuar dhe se ka marr ryshfet për dhënien e vendimit.

Sipas saj familja e saj posedon certifikatën e pronësisë së apartamentit në fjalë ndërsa firmat përkatëse me pronar të tyre te cilët mbajnë postet publike i kanë përdorur ato për ti dhënë të drejtë palës e cila bazohet vetëm në kontratë qiraje. Sipas saj familja posedon te gjitha dokumentat përkatëse që të vërtetoj të kundërtën. Ndërsa çështja do të shkoj sipas saj deri në SPAK.

Ne kemi lidhur një kontratë shkëmbimi në vitin 2010 dhe pronat tona janë shitur dy tre herë tek pronarët e tjerë, dhe kështu ka ndodhur dhe me pronën në fjalë.  Kontrata e shkëmbimit mes firmës ndërtuese është lidhur në vitin 2010, ndërsa  firma ndërtuese e ka shitur për herë të dytë në vitin 2015 në një palë tjetër. Pas shumë peripecish që kemi kaluar në Gjykata kemi arritur që në Gjykatën e Apelit të marrim me vendim të forcës së prerë, certefikatën e pronësisë së asaj prone. Çështja në fjalë gjykohet nga Arqile Basho, i cili e zotëron mirë ligjin, por në këtë rast të drejtë i ka dhënë palës tjetër duke na mohuar ne të drejtën e zotërimit të pronës.  Firma nuk mund të shesë pronën time. Firma nuk zotëron asnjë lloj dokumenti për zotërimin e kësaj prone.”- tha ajo. 

Grisejda Myslymi ka kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit si kandidatja e dytë për deputete në listat e LSI, Vlorë