Kultivonte kanabis, arrestohet 20 vjeçari në Fier, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Fierit ka arrestuar Kastriot Gropën, 20 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. G, 36-vjeç, pasi dyshohen për kultivimitn e fidanëve cannabis sativa.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 20 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 36 vjeç, banues në Patos, pasi janë autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve cannabis sativa.”

Po ashtu blutë kanë prangosur Klevi Bërzeshta, 21 vjeç, banues në fshatin Topojë, Fier, pasi është konfliktuar me pronarin e një lokali në qytetin e Fierit dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 21 vjeç, banues në fshatin Topojë, Fier, pasi është konfliktuar me pronarin e një lokali në qytetin e Fierit dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.