Akuzohen për kultivim droge, 3 në pranga dhe 2 në kërkim në Vlorë, sekuestrohet municion luftarak
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar 'Dukati'. Policia e Vlorës ka bërë me dije se 3 persona janë arrestuar dhe dy të tjerë (babë e birë,) janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
Mësohet se është sekuestruar lëndë narkotike dhe municion luftarak.
“Si rezultat i operacionit, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit, T. A., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi dhe S. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur “Llovisë”, në fshatin Dukat, në një sipërfaqe të pyllëzuar, kanë kultivuar në kubikë fidanë cannabis sattiva si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në kasollet ku këta shtetas qëndronin u gjetë dhe u sekuestrua një sasi prej 11 kg lendë narkotike e dyshuar cannabis sattiva në forëm boçeje.
Po nga specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DPV Vlorë u bë shpallja në kërkim e shtetasve, Sh. Z., 58 vjeç dhe Sh. Z.,18 vjeç ( babë e bir) banues në Selenicë, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 1.74 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi municioni luftarak dhe 1 armë e ftohtë (thikë), si dhe në oborrin e banesës, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.
jithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 23 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë cannabis sativa.”- njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

