Ndryshimet në statut dhe zgjedhja e Këshillit, PD mbledhë Kuvendin Kombëtar në 11:00
Ditën e sotme në orën 11:00, Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar ku 7 mijë e 500 delegatë janë thirrur për të miratuar ndryshimet në statut dhe për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar.
Në Kuvend do të diskutohen edhe qëndrimet politike si dhe faza e parë e analizës për zgjedhjet e 25 prillit.
Janë rreth 12 propozime të Lulzim Bashës për ndryshimet në statut, të cilat janë kryesisht teknike dhe sjellin ndryshime thelbësore, përfshirë dhe mosprekjen e mandatit të kryetarit.
Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi, kërkuan ndryshime në statut, ku kryesorja ishte largimi i kryetarit, në qoftëse humb zgjedhjet.
Kuvendi parashikohet të zgjasë disa orë, pa parashikuar procesin e numërimit të votave për Këshillin Kombëtar.
Lulzim Basha, do të mbajë fjalën kryesore, ku do të mbajë qëndrimet politike për hapjen dhe strukturimin e PD-së, por dhe për raportin që do ketë me institucionet, përfshirë Kuvendin.
Në Kuvend do të flasin edhe 19 drejtuesit politik që udhëhoqën betejën e 25 prillit.
Me Këshillin e ri Kombëtar, Partia Demokratike nis një fazë të gjerë ristrukturimi, duke nisur nga nënkryetarët, sekretarët e më pas edhe ristrukturimin në bazë.

