Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2021, 10:01
Policia e Beratit ka vënë në pranga 36-vjeçarin Devis Xhaholli, pasi i kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.
Xhaholli u arrestua në fshatin Orizaj të Çorovodës, ndërsa po transportonte me mjetin tip “ Porche” emigrantët.
Sipas policisë 36-vjeçari rezulton të jetë dënuar edhe më parë.
"Shërbimet e policisë kanë kapur në fshatin Orizaj, Çorovodë, shtetasin D. Xh., duke transportuar me mjetin tip “Porche”, kundrejt pagesës, 7 emigrantë të paligjshëm, nga vendet e treta."- njoton policia e shtetit.

