Parashikimi i motit për sot, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin, por në zonat malore priten edhe stuhi shiu afatshkurta. Pasditja do të jetë me vranësira në rajonin verior dhe pjesërisht zonat lindore aty ku priten edhe shira të izoluar e të papërfillshëm.
Ndërsa orët e mbrëmjes dhe natës largojnë vranësirat nga vendi ynë.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 28°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 35°C.
Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 4 ballë.

