Fluks automjetesh në Morinë, mijëra qytetarë të Kosovës nisen drejt Shqipërisë

Fundjava ka shtuar fluksin në Pikën Kufitare të Morinës.

Vetëm ne orët e para të kësaj të shtune kanë hyrë ne Shqipëri përmes kësaj pike kufitare më shumë se 10 mijë shqiptarë të Kosovës.

Kanë qenë të shumtë në numër edhe pushuesit nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar.

“Është shumë bukur, Shqipëria ka përparuar shumë”

“Jam nis për Shëngjin. Do shkojmë në Durrës”

Çmimet e favorshme dhe kushtet e mira e kthejnë Shqipërinë një atraksion të pëlqyer.

“Mirë mirë, nuk është shtrenjtë, janë tamam”

Në pikën kufitare të Morinës është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe ketë fluks të lartë.