Një herë në 24 orë u vjen uji, banorët e Krujës dalin në protestë: Mungon prej shumë vitesh

Banorët e Krujës protestuan përpara Bashkisë për mungesën e ujit të pijshëm.

Prej gati dy muajsh qytetarët furnizohen vetëm 1 orë në ditë me ujë, që siç ato theksojnë nuk mjafton as për nevojat më bazike.

“Ujin njëherë në 24 orë ose 40 orë, ujë nuk ka”

“Nuk ka kërkesë më elemtare që mund të bëjnë qytetarët, ujin e pijshëm, mungon, është një problem që duhet të rregullohet”

“Thjesht për problemin e ujit, kërkesa më jetike e mundshme që mungon prej shumë vitesh.”- thonë qytetarët. 

Banorët shprehen se ndonëse disa firma kanë marrë përsipër ndër vite përmirësimin e furnizimit të qytetit me ujë, ato vijojnë të kenë sërish probleme, duke akuzuar zyrtarët vendor për shpërdorim të fondeve.

“Radhën e parë e bënë me kompaninë gjermane, me mbi 8 milionë euro, këtë radhë me mbi 5 milionë euro”

Jashtë kamerave, Bashkia Krujë thotë se po punohet për të eliminuar defektet në rrjet.