Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD, 1 minutë heshtje për viktimat nga Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2021, 11:23
Në mbledhjen e Kuvendin Kombëtar, të Partisë Demoktatike, është mbajtur një minutë heshtje për viktimat që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Në mbledhjen e ditës së sotme, 7 mijë e 500 delegatë janë thirrur për të miratuar ndryshimet në statut dhe për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar.
Në Kuvend do të diskutohen edhe qëndrimet politike si dhe faza e parë e analizës për zgjedhjet e 25 prillit.
Janë rreth 12 propozime të Lulzim Bashës për ndryshimet në statut, të cilat janë kryesisht teknike dhe sjellin ndryshime thelbësore, përfshirë dhe mosprekjen e mandatit të kryetarit.
Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi, kërkuan ndryshime në statut, ku kryesorja ishte largimi i kryetarit, në qoftëse humb zgjedhjet.
