Durrës/ Arrestohet 30-vjeçari me 2 mina me telekomandë,do i shiste për 6000 €

Parandalohet një tjetër ngjarje e mundshme kriminale, në Durrës.

Eluar Thaci, 30 vjeç është arrestuar ditën e sotme, pasi po tentonte të shiste mina me telekomandë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi” gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit, iu gjetën 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat Thaci do i shiste kundrejt shumës 6000 euro.

“Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur "Muzeu", në lagjen nr.9, Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Th., 30 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës.”- njofton policia.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit"