Shkak temperaturat dhe ushqimet, shtohet numri i fëmijëve në spitalin pediatrik të Lezhës

Këto pamje vijnë nga urgjenca e pediatrisë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Prej javësh ky shërbim po përballet me numër të lartë fëmijësh të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. 60 deri në 80 është numri i urgjencave që paraqiten përgjatë 24 orëve, duke krijuar kaos.

Shefi i Shërbimet të Pediatrisë Mark Marku, thotë se fluksi i lartë i të sëmurëve gjatë kësaj periudhe lidhet edhe me praninë e pushuesve në Shëngjin.

“Kemi një shtueshmëri shumë të lartë të fëmijëve, veçanërisht në muajin qershor, por kulmi ka arritur tani në Korrik. Ka ndikuar prania e pushuesve në Shëngjinin, prania e tyre që kanë ardhur nga jashtë”.- tha ai. 

Temperaturat e larta konsiderohen shkaku kryesor i aktivizimit të virozave, ndërsa bluzat e bardha ankohen për mungesë ambientesh dhe personeli për të përballur fluksin.

“Mendoj se shkaku kryesor është i nxehti ia ardhur në mënyrë të menjëhershme, temperaturat e larta që kanë aktivizuar virozat. Faktori dytë i rëndësishëm janë plazhi, pishinat, dhe faktori i tretë janë ushqimet. “

Numri i fëmijëve të prekur nga virozat pritet të jetë i lartë edhe në ditët në vazhdim, ndaj bluzat e bardha apelojnë për kujdes maksimal.