"Askush nuk na ndan”/ Haradinaj në Kukës: Pavarësisht udhëheqësve, marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nga Kukësi ka thënë se pavarësisht udhëheqësve në Shqipëri dhe Kosovë, askush nuk mund ti ndajë dy vendet. Haradinaj ka vlerësuar qarkun e Kukësit me medalje, për kontributin e dhënë në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës.

Ish-kryeministri njëherësh kryetari i Alenancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar të premten qytetin e Kukësit.

Haradinaj vlerësoi Bashkinë dhe Prefekturen Kukës me medalje “Me besim në Zot, atdhe e shtet”për ndihmën që populli i Kukësit, Hasit e Tropojës ka dhënë në pritjen dhe mbajtjen e shqiptarëve të Kosovës dhe në mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjate luftës së fundit për të cilën dhanë jetën shumë djem të qarkut të Kukësit.

“Me këtë dekoratë, në fakt kjo flet shumë sesa ato investimet që ishin  parashikuar për t’u bërë, por besoj që do vijë Ramushi.” – tha Safet Gjici, kryetar i Bashkisë.

“Qarku jonë dëshmon 58 dëshmorë që kanë dhënë jetën, në luftë për Kosovën. Janë lidhje gjakësore.”- tha Zenel Kucana prefekt dhe Safet Gjici Kryetar i Bashkise.

Haradinaj gjatë kësaj vizite tha se askush nuk mund ta ndajë  Kosovën dhe Shqipërinë pavarësisht partive apo udhëheqësve të të dyja vendeve.

“Ne do të jemi vetëm më afër gjithë jetën, nuk ka asnjë merikrotaci që na ndan."- tha Haradinaj. 

Haradinaj vizitoi Kullën e Qëndresës,Muzeun etnografik të qytetit si dhe beri homazhe në varrezat e dëshmorëve të atdheut.