Hapet Bajpasi i Vlorës, Rama: Do të lehtësojë qarkullimin e turistëve drejt jugut të Shqipërisë
Hapet Bajpasi i Vlorës për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë pikut të sezonit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Rama i cili ka inspektuar punimet në këtë aks rrugor që lidh një pjesë të vendit me rivierën shqiptare.
Ram apo ashtu shton se ky aks ëhstë drejt përfundimit, por ëhstë hapur për lëvizjen e pushuesve, duke nxitur zhvilimin e turizmit në bregdet.
Rama: Bajpasi i Vlorës - Hapet aksi i ri panoramik për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë pikut të sezonit. Një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila do të shkurtojë lëvizjen, nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t'u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut, tanimë është në prag të përfundimit, por e hapur për lëvizjen e pushuesve.


