Zjarri në magazinën e Arkivës në Lundër, KQZ: Ka pasur materiale të vjetra zgjedhore jo të 25 Prillit
Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve, ka reaguar pas zjarrit në magazinën e Arkivës në Lundër, ku sipas burimeve u dogjën disa materiale zgjedhore.
Në një njoftim për mediat, KQZ bën me dije se në magazinë ka pasur materiale të vjetra zgjedhore, ndërkohë materiali zgjedhor i zgjedhjeve të 25 prillit është i ruajtur në një ambient tjetër.
Më tej KQZ bën me dije se janë lajmëruar menjëherë instancat për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti
Njoftimi i plotë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se mbrëmjen e sotme një nga ambjentet e institucionit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen. Në ambjentet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.
Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri.
KQZ ka lajmëruar mënjëherë instancat përkatësë për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti.

