Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përfundon në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2021, 20:02
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Berat-Dimal në fshatin Moravë.
Ora News mëson se në aksident janë përfshirë dy automjete. Mësohet se mjeti tip “Benz” me targa AA 688UJ teksa po kthehej në banesë, është goditur nga mjeti tip “Land Rover” me targa AA 199 DC e ka goditur nga pas dhe ‘Benzi’ ka përfunduar në kanal afër derës së shtëpisë.
Nga aksidenti nuk ka pasur të plagosur por vetëm dëme materiale. Menjëherë kanë mbërritur blutë e rrugores për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

