"Ja dhamë votat", Rrushkulli mes ujërave të zeza, banorët: Na thanë do t'i bëjmë pas votimeve

Edhe pse është vetëm 2 kilometra larg nga bregdeti, kjo është situata në Rushkull të Durrësit.

Ujërat e zeza që rrjedhin në sipërfaqe po shqetësojnë banorët.

Ata shprehen se gjithçka është bërë e padurueshme, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës.

"A mund të rrimë me këtë vapë të madhe, një epidemi e madhe me fëmijë të vegjël. Nuk hapim dot dritaret, edhe banjat andej i kemi gropat e hapura, "thotë qytetarja.

"Siç e shikoni vetë gjendjen këtu janë fekalet karshi, plehrat të gjitha, këtu është kot fare," thotë qytetarja.

Thonë se janë ankuar, por nuk kanë gjetur asnjëherë zgjidhje afatgjatë.

"Kemi shumë vite që i kemi ujërat e zeza, jemi ankuar gjithandej dhe nuk na i kanë zgjidhur problemin. Ne i dhamë votat se na thanë do t'i bëjmë pas votimeve," tha banorja.

"I kemi gropat hapur. Kam vajtur te bashkia, jo një herë por disa herë," thotë qytetarja.

"Asnjë nuk ka ardhur këtu," thotë qytetarja.

Fëmijët që kalojnë ditën në natyrë janë më të ekspozuarit ndaj infeksioneve të mundshme.

Banorët shprehen se shumë persona kanë lënë zonën, pasi mungesa e investimeve ua vështirëson jetesën në këtë zonë bregdetare.