Përkeqësohet moti në Vlorë, pushuesit largohen nga plazhi, qytetarët anulojnë prenotimet
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 15 Korrik 2021, 12:01
Kjo fundjavë në Vlorë pritet me mot të përkeqësuar.Era e fortë dhe moti i keq ka larguar edhe ata pak pushues të cilët ishin në bregdet këtë të enjte.
Mëngjesi ka qenë i kthjellët ndërsa tashmë moti po fillon të përkeqësohet duke bërë që plazhistët të largohen nga deti.
Gjithashtu nga operatorët si rrjedhojë e motit të keq raportohen afro 20-30% rezervime këtë fundjavë teksa ka edhe shifra mjaftë të larta të atyre që kanë anuluar prenotimet.

