SHBA ndihmë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për menaxhimin e integruar të kufijve
Ambasadorët e Shteteve të Bashkua të Amerikës në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut u bënë bashkë në pikën kufitare të Qafë Thanës që ndan e bashkon dy vendet me një mesazh për gjithë Ballkanin.
Përfaqësuesja në Tiranë, Yuri Kim, theksoi efektet e mbështetjes amerikane për gadishullin mes Lindjes e Perëndimit.
Kim: Jam këtu për të theksuar se si ndihma e shba po e bën ballkanin perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjelltë. Ndërsa sot qëndrojmë në një kufi që është jo vetëm më i sigurt por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të çojë përpara integrimin paqen dhe begatinë.
Bashkë me kolegen në Shkup, Kate Marie Byrnes, ambasadorja Kim theksuan mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e dy vendeve në BE.
Kim: Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe ShBA e mbështet këtë qëllim. Pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë.
Qeveria amerikane po mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shndërrimin e Doganës së Qafë Thanës në një pikë të përbashkët të kalimit kufitar.
Synimi është ulja e kohës së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave por edhe përgatitja e dy vendeve në rrugën drejt Bashkimi Europian.

