U fut për t'u larë, mbytet në Shëngjin pushuesi nga Kosova

Zeqir Zeqo 70-vjeç, nga Kosova është mbytur në ujërat e bregdetit të Kunës në Shëngjin.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Mësohet se pavarësisht ndihmës së parë që i është dhënë, i moshuari nuk ka arritur që të jetoj.

Deri më tani rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarata.