Durrës/ Zjarr në zonën e Shkëmbit të Kavajës, 2 zjarrfikëse në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2021, 14:08
Është përfshirë sërish nga zjarri zona e njohur si “Shkëmbi i Kavajës”, plazhi Durrës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikese të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Një zjarr me përmasa të tilla ka rënë edhe dy javë më parë, pikërisht në të njëjtën zonë.
