E rëndë në Lezhë/ Mbytet në plazhin e Tales pushuesi 77-vjeçar nga Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2021, 12:21
Një 77-vjeçar nga Kosova është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërkohë që ka mbetur i vdekur shtetasi Z.Z.
“Rreth orës 12:05 , në plazhin e Tales ,Lezhë është mbytur në det shtetasi Z.Z.,rreth 77 vjeç, banues në Kosovë.”- njofton policia e Lezhës
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
