Bizneset dhe ndërtimet "zaptojnë" Tiranën, rrugët e kryeqytetit pa trotuare
Bllokimi i trotuareve nga subjektet private vazhdon që të jetë një fenomen shqetësues në kryeqytet.
Bizneset që kërkojnë gjithnjë e më shumë hapësira publike si dhe ndërtimet pa kriter, kanë nxerr më në pah mungesën e trotuareve në Tiranë.
Të shumta janë lagjet e kryeqytetit ku pothuajse nuk ka trotuar.
Këmbësorët thonë se shpeshherë ndihen të ndihen të rrezikuar dhe kërkojnë të merren masa pasi janë të ekspozuar ndaj rreziqeve.
"Është e rrezikshëm, sidomos për fëmijët ose nxënësit. Unë kam qenë mësuese edhe gjithnjë e lidh me nxënësit," tha qytetarja.
"Bllokojnë rrugën," thotë qytetari.
"Me siklet, çfarë të bëjmë tani," thotë qytetarja.
Ndonëse për lirimin e hapësirave publike, gjashtë vite me parë pati një aksion madhor nga ana e Bashkisë së Tiranës, situata është kthyer sërish atje ku ishte.
