"U këputën në b….", Ora News zbardh përgjimet që çuan në pranga Vodën, Hasani: 1000 euro për një llaf, s'po na bën Ministre!
Ora News zbardh pjesë nga dosja e SPAK që çoi në pranga ish-zëvendës ministren e Brendshme, Rovena Voda, Majlinda Hasanin dhe Florida Beun nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Janë 4 takime në total të zhvilluara mes tyre në shkurt dhe mars të 2020, konkretisht në datat 13, 25 dhe 28 shkurt dhe 6 mars.
Në datën 13 shkurt 2020 Florida Beu dhe avokatja Majlinda Hasani janë takuar me ish-numrin dy të Ministrisë së Brendshme, Rovena Voda, ku Beu i ka kërkuar Vodës që ta favorizonte për të gjetur një vend pune. Qëlllimi ishte të punësohej në Ministri.
Sispas bisedave, Hasani i ka kërkuar Vodës një vend të mirë pune për Floridën.
Në vijim të realizimit të këtij qëllimi ato janë takuar me 25 dhe 28 shkurt dhe 6 mars 2020.
Nga bisedat e kryera rezulton se me 25 shkurt Beu dhe Hasani janë takuar sërish me zëvendësministren e Brendshme, ku i kanë dhënë 1 mijë euro për ta favorizuar për të gjetur vendin e punës.
Pas takimit, Beu i ka thënë Hasanit se "… më ngeli mendja mos donte më shumë… që të paktën të na vej në një vend tamam…"
Sipas bisedave Voda e ka marrë shumën monetare në këtë takim, e cila ishte vendosur në një zarf të cilin e ka futur në çantën e saj që e kishte me vete.
"Është gjë e madhe të futesh në Ministri!"
Më datën 15.02.2020, ora 12:28:47 midis shtetasve Florida Beu dhe familjarëve të saj, shtetases Nerenza Beu (e ëma) zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Me ato lekët që do më sjellë Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë një çikë si detyrim ajo.
Nerenza: Ishalla o Zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj Zoti.
Florida: I tha pa merak, i tha se kjo do ta shpërblej, njëqind herë i tha hajde tëdalim për darkë e andej e këndej, e kemi lënë të enjten
Nerenza: Po çfarë është kjo tani?
Florida: Zëvendësministre.
Nerenza: Tani ca pikë synimi ke ti që të fusi aty?
Florida: Në ministri.
Nerenza: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu muk u ulëm të pak muhabet.
Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua një vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe muk e fus dot po do ta fus specialiste i tha.
Nerenza: Ty të pëlqen kjo?
Florida: Po po mami se futesh në Ministri është gjë e madhe të futesh në Ministri dhe me DAP. Me DAP është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen une, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj, se atë tha dhe ajo Rovena, mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet se unë po të kisha mundësi e fusja te kabineti im tha.
Nerenza: Po pse?
Florida: Po është ky ministri, po janë kështu këto mami që hahen me njëri-tjetrin e kupton, unë do marrë Albanën se Albana është shefja, di ku ka vende pune në ministri, ajo i vë, e mori në telefon atë, e la per dje në ora dhjetë edhe tani prandaj nuk du me ju nda unë.
Florida: Tani duhet nai lek me i dhënë Albanës.
Nerenza: Epo kjo si ta bëjmë.
Florida: Se di po më rrin mendja aty.
Nerenza: Mos ju ndaj Emrijanit o goce me duhen.
Florida: Po duhen pagujt ato.
Zarfi me 1000 euro në çantën e Vodës
Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 zhvillohet biseda midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Me ngeli mendja mos donte më shume kjo.
Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap ate kokën ashtu si di vetë
Florida: Kam hall se mos donte më shumë që të paktën të na vej në një vend tamam.
Majlinda: Ja thashë unë tashti e do iki prap t'ja them, dëgjo këtu se ajo pesëqindmijë lek do marri, do nja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve, jo vjen PD, PS e heq gocën i them, mos më çani… rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë. 7.L
Florida: Se di sa jepet në këto raste?
Majlinda: Mirë me e ke edhe dy do i japësh asaj…
Florida: Po pra tamam.
Majlinda: Ti hiç.
Florida: E më thotë mua më...
Shënim: Biseda vazhdon pa interes.
Florida: Deri në katër do ja arrij thashë, në ora dy tha Rovena. Majlinda: E në ora dy, në dy jam në Durres se as vetë nuk doli a e dëgjove, tashti që i mori ajo do i ha…unë, Rovi.
Florida: Kam hall mos ka prit nai dyshe.
"Rovi mos harro!" Mesazhi me kod
Më datën 26.02.2020, ora 09:09:23 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Majlinda: Mos harro orën dy moj.
Florida: Nuk harroj moj si do harroj.
Majlinda: Se e duam shpejt ne.
Florida: Ajo tha në ora dy të kujtoj po ca tha për nesër.
Majlinda: Se duhet të aplikoj shpejt.
Florida: Po ca tha për të nesërmen, nesër pastaj hajde më tako.
Majlinda: He me thuaj ti ça do ti them, se i them unë.
Florida: Ajo tha me shkruaj nesër mos të harroj. "Rovi mos harro".
Majlinda: Të premten më tha ajo mua.
Florida: E më tha për të nesërmen hajde në Tiranë.
Majlinda: Jo, jo për sot do takoj atë.
Florida: Për sot po pra po për nesër.
Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanen.
Florida: Ose takoje tha ose hajdeni në Tiranë tha flasim.
Majlinda: Ashtu do e bejmë, nga darka nga ora pesë i vemi te zyra neve edhe i themi shiko po qe se ajo futet në ministri ne një vend pune të mirë nuk e lejmë me kaq, mirë.
Florida: Po.
"100 euro për një llaf goje, s'po na bën Ministre!"
Më datën 26.02.2020, ora 09:36:01 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Si tha Rovena dje, ma jep në çantë.
Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.
Florida: Ajo qe tu thonë po bjeri mi kështu ça çante.
Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t'ja jepnim.
Florida: Çantë thotë kjo, atë ditë tha vetëm Albanës jepi një kafe se për mua s'ka problem, ndjehem hiles do ketë thënë u këputen në b..
Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro se s'po i presim, s'po na bën ministre, gati isha unë të hapja…
"Ja dha çantën direkt, i thashë do kesh një kafe tjetër"
Më datën 26.02.2020, ora 10:36:05 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Nerënza Beu (e ëma) zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Nerenza: Po mire si do ja bëni tani. Ça tha ajo, mezi e prite?
Florida: O mami këto duan zarfin me lek, se i thashë Majlindës dje.
Nerenza: He.
Florida: O Majlind pa lek nuk të bën njeri gjë.
Nerenza: Ça tha Majlinda?
Florida: Po do rrasi pra sot.
Nerenza: Ehe
Florida: Une i çova një mijë euro, ja futa në zarf i thashë, tha Majlinda prit njëherë.O Majlindë, pa lek nuk të bën njeri gjë i thashë.
Nerenza: Ehe.
Florida: Mblodha dhe ato që kisha vetë i ashtu i bona një mijë euro, kishim fut dy të paktën se është.
Nerenza: Është pak.
Florida: I tha Majlinda do të bleshim nai gjë i tha.
Nerenza: Po.
Florida: Edhe i futem një mije euro neve një zarfi.
Nerenza: Ehe.
Florida: Le që e pritem gjatë gjithe ditës se kishte takime, gjëra.
Nerenza: T'ja bëj Majlindës këtë ajo.
Florida: Nuk ka ça të bej ajo, nuk e ka fajin ajo, ajo ka gjithë ato punë, sa i kërkojnë asaj për punë, mire dhe kaq, erdhi aty dy sekonda se kishte dhe dy tavolina që e prisnin për takim në pesë mbasdite.
Nerenza: Nga dy në pesë e takove.
Florida: Edhe ishte me të vërtetë sepse shkoj Majlinda te Bashkia i tha Rovenën, është në mbledhje i thane ata, s'është se po gënjente, i tha Majlinda unë akoma s'kam ngrënë as drekë. I tha Majlinda neve donim te te blinim ndonjë gjë dolëm vërdalle, pastaj goca tha ta blej vetë më mirë, këtu ka kamera i tha Majlinda.
Nerenza: Ja dhe, ja dhe?
Florida: Prit pra ta tregoj muhabetin.
Nerenza: Hë se s'më rrihet mua.
Florida: Bjerë çantën, si edhe çantën direkt ajo edhe Majlinda u habit.
Nerenza: Ua.
Florida: Se e kishte çantën te tavolina tjetër ku ishte ul, i tha ma jep pak çantën, direkt nuk bëri rezistencë asnjë moment tha Majlinda nuk donte me dit as për kamera tha kështu që ato duan lek. I thashe Majlindes o Majlinda këto që futëm ne janë pak duhet ti thuash që në fund do kesh dhe nje kafe tjetër.
Nerenza: Shumë mirë.
Florida: Edhe tani sot gjasmë do ta takoj, i kishte thënë më shkruaj se jam e zënë.
Nerenza: Se si ka ardh mirë, ka dashur më shumë.
Florida: Si ka pa se ishte zarfi i mbyll.
Nerenza: Kur ka vajt në shpi them.
Florida: Tani të shofim ça do bëj, prandaj them që duan lek se pa lek nuk të bën njeri gjë, një dy mijë euro duhet t'ja kishim fut, une ku kam tani ti jap, i tha Majlinda, ajo tjetra do ketë kafe veç.
Nerenza: Kush i tha?
Florida: Majlinda pra kësaj se atë tjetrën e ka kap veç demek nuk e ka me këtë taten.
Nerenza: E kuptova.
Florida: Duhet lek.
Nerenza: Ta kishte dit të kishte marrë 2 mijë euro borxh te ai që merr, Majlinda e t'ja kishe fut dy mije asaj.
Florida: Majlinda tha edhe nje mije jane shume po kur pa qe e mori ajo, se tha ti fusim një pesëqindëshe. Nerenza: Ngeli si m... ti thoshe i di unë këto punë, po tha nai shpresë?
Florida: Do flasim më vonë.
Nerenza: Po ça janë këto, si e ka emrin kjo?
Florida: Rovena.
Nerenza: Po mbiemrin?
Florida: Ja harrova.Pa lek mam nuk bën dot gje.
Nerenza: Akoma s'ka kthy përgjigje?
Florida: Jo.
Përgatitet takimi i radhës
Më datën 27.02.2020, ora 17:19:46 midis shtetasve Florida Beu dhe Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
283 Majlinda: E more vesh ti qe me shkruajti Ravena mua?
694888841 Florida: e pra ate mesazhin qe me solle ....
283 Majlinda: Eeee, e lexove?
694888841 Florida: Qe të tha do të të shkruj do të të themi ne për orën ....
283 Majlinda: I thashë unë mbas orës katër se jam në Tiranë unë.
694888841 Florida: E mirë ok, se ne atehere e mbaron ti takimin ....
283 Majlinda: Po, në ate orë, çke ti të them une pastaj që të vij të më marrësh ti mua aty..... edhe atje do ti themi qe ne s'do ta lejme me kaq.... atje do ti themi edhe për arken e peshkut... atje do ti themi të gjitha dakort???
Bëhet gati telefoni Samsung dhe arka me peshk
Më datën 28.02.2020, ora 17:37:04 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Hej po sikur ti sajojmë ato lekët ne se unë kam këtu gjashtëqind dollarë këtu, i thyjmë i bëjmë lek shqiptare.
Majlinda: E he.
Florida: Shikojmë njëherë sa bën ai Samsung që tha kjo se aq janë ato te tetëqind, nëntëqind, pse ta marr me kredi unë, se kismet në fund jave Gerti ishalla me sjell nai një mishe, ti heq vete unë që t'ja jap këtij.
Majlinda: Prit njëherë.
Florida: T'ja heq se ato për tu dhonë janë, të rri e qetë pastaj.
Majlinda: Goce prit njëherë ato do jepen kur të fillosh punë të kalosh provimin dhe të emërohesh dakort ë.
Florida: Puna është t'ja japësh para se të mbaroj puna ajo se pastaj thotë do hedhi lumin kjo të dh...kalin.
Majlinda: Jo, jo do ja them unë e di ajo po e thashë unë ka vdek ajo punë edhe po se dhe ti e di ajo ja jap nga xhepi im unë.
Florida: A janë për tu dhënë, a do e bëj ajo, ajo do e bëj që do e bëj.
Majlinda: Prit njëherë ta bëj, nuk jepen të gjitha përnjëherë, telefonin për "Tete Mars", ishte shumë tha ajo e dëgjove, e dëgjove dhe për peshkun që i thashë une peshk deti të shtrenjtë.
Florida: E dëgjova, ai me të vërtetë se nje arkë që do i çojme ne do i them vëllait t'ja bej tamam i shkon te treqind mijë lek pse ça kujton ti se është lirë.
Më datën 28.02.2020, ora 18:01:41 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Unë të thashë ty do na duhet mos ta lejmë kështu, he kur të bësh punën se sa një mishen shkoj me vrap ajo atje.
Majlinda: Shumë keni dhënë.
Florida: Kështu që prandaj thashë unë.
Majlinda: E... te "Rogner.
Florida: Telefonin e du tha ajo nuk dua iPhone, dua ketë". Majlinda: S'du me Albanën tha.
Florida: Edhe Albanës jo tha vetëm me mua me demek mi jepni mua ato që deshët me i dhënë Albanës
Majlinda: Në rregull i thashë unë, neve ty duam ti japim.
Florida: Ajo e tha troç.
Majlinda: Edhe arkën e peshkut do ja çojmë.
Florida: Po, dy, jo një.
Nga të dhënat më sipër jepet njoftimi se në datën 26.02.2020, shtetaset nën hetim Florida Beu dhe Majlinda Hasani kanë biseduar me njëra-tjetrën duke thënë se tashmë Rovena përgjigjet menjëherë në telefon ndërsa më parë përgjigjej pas dy-tre ditësh, se kanë bërë mirë që kanë kryer veprimin e mësipërm, se duhet ta kishin bërë më përpara, se "leku e hedh ujin përpjetë". Florida Beu ka shpjeguar se ajo paska dashur "dy" dhe jo "një".
Në datën 27.02.2020, shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani bisedojnë sërish dhe bien dakort që ti thonë shtetases Rovena Voda se "nuk do ta lejmë me kaq", se do ti japin edhe një aparat telefoni celular si dhe përfitime të tjera.
Ndërsa në datën 28.02.2020, shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani janë takuar sërish me shtetasen Rovena Voda në institucionin e Ministrisë së Brendshme, konfirmuar ky fakt në procesverbalin e vëzhgimit të kryer, si dhe me këqyrjen e dokumentit "libri i hyrjes dhe daljes për qytetarët në institucion".
Takimi është zhvilluar në intervalin kohor 15:50-17:19.
Në datën 06.03.2020, rreth orës 17:16, shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani janë takuar me shtetasen Rovena Voda. Takimi është zhvilluar në lokalin me emrin "Sema", ndodhur në Durrës.
Në funksion të hetimeve janë administruar pamjet filmike të lokalit të mësipërm dhe është kryer këqyrja e pamjeve filmike të administruara.
Nga këqyrja e kryer rezulton se takimi është zhvilluar në intervalin kohor 17:16-17:39. Në këtë takim shtetasja/ e hetuara Majlinda Hasani nxjerr një kuti nga çanta e shtetases Florida Beu dhe ia jep shtetases Rovena Voda.
Shtetasja Majlinda Hasani nxjerr nga kutia një aparat telefoni celular dhe ia tregon shtetases Rovena Voda, e cila e merr në dorë dhe e shikon për disa sekonda.
Më pas shtetasja Majlinda Hasani e fut përsëri në kuti aparatin e telefonit celular dhe e vendos kutinë mbi tavolinë.
