“Unazë 20 mijë euro”/ Demalia për dasmën e nipit të Enver Hoxhës: Të persekutuarit le të presin për....

Analisti Ilir Demalia ka reaguar në lidhje me martesën dhe dasmën luksoze të nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha me këngëtaren Rezarta Shkurta.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Demalia ceremonia është zhvilluar në një jaht privat në Dubai dhe i ka dhuruar unazën e martesës me vlerë 20 mijë euro.

Demalia thekson se teksa  nipi i diktatorit Enver Hoxha feston në luks, të persekutuarit gjatë regjimit komunist presin në radhë për këstet dhe dëmshpërblimet ose kompensimet e pronave.

“Dekomu(t)nistizimi. Nipi Enver Hoxhës, Ermali, e bën ceremoninë e martesës në një jaht privat në Dubai dhe i dhuron Shkurtës, unazën e martesës me vlerē mbi 20 mijë Euro. Të persekutuarit dhe pronarët e sekuesttuar gjatë regjimit komunist të gjyshit të Ermalit, le të presin radhën për këstet e persekutimit dhe kompesimit të pronave apo të vihen në radhë për ndonjë copë llamarine tek Presidenti, bashkë me veteranët e LNÇ, si baskëvuajtës e bashkëfajtor. Kjo është demonshkërdhatokracia demokratike. E gëzofshi dhe përparofshi. Ata që ishin janë” – shkruan Demalia.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha u martuan para tre ditësh.