Kultivonin kanabis, arrestohen dy vëllezër në Skrapar
Dy vëllezërit, Emiljano Rama dhe Ardenis Rama janë arrestuar ditën e sotme në Skrapar, pasi janë kapur duke kultivuar lëndë narkotike.
Mësohet se policia ka gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të tyre, ndërkohë që janë sekuestruar fara cannabis dhe një radiomarrëse.
"Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 39 vjeç dhe A. R., 35 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Barçë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të këtyre shtetasve. Gjithashtu, në banesën e shtetasit E. R. u gjetën fara të dyshuara cannabis sativa dhe një radio dore komunikuese."- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

