"Nuk kam lidhje, do ta tregojë hetimi", GJKKO lë në arrest shtëpie ish-zëvendësministren Voda

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la të pandryshuar masën e sigurisë arrest shtëpie që kishte marrë me herët për ish-zvendësministren e Brendshme Rovena Voda dhe dy te arrestuarat e tjera, avokaten Majlinda Hasani dhe Florinda Beun. Arrestimi i tyre edhi pas përgjimeve që spak po kryente ndaj një grupi të trafikut të drogës. Në përgjime rezulton se zv.ministrja kishte kërkuar 1 mijë euro, një telefon Samsung dhe një arkë me peshk për punësimin e Florida Beut.

E pa prangosur por e shoqëruar me efektive policie, ish zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, u paraqit në Gjykatën e Posaçme për verifikimin e masës arrest shtëpie.

"Nuk kam lidhje, do ta tregojë hetimi", GJKKO lë në
Voda duke hyrë në gjykatë

Së bashku me Vodën u paraqit në gjykatë edhe avokatja Majlinda Hasani, ndërsa e arrestuara tjetër Florinda Beu mungoi në seancë pasi ishte shtruar në spital.

Dy të arrestuarat nuk preferuan të japin shpjegime ndërkohë që avokatët e tyre kërkua vendosjen e nje masë me të lehtë se arresti në shtepi pasi sipas tyre mungojnë kushtet e flagrancës dhe për me tepër të pandehurat nuk mund te prishin provat.

"Nuk kam lidhje, do ta tregojë hetimi", GJKKO lë në
Majlinda Hasani

Avokati i Vodës pretendoi se nga ana e saj nuk është marrë asnjë shumë parash ndërsa në lidhje me arkën e peshkut ai ka pretenduar se është paguar dhe nuk është marrë falas.

Po pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, gjyqtarja Irena Gjoka ka lënë të pandryshuar masat që kishte  vendosur më parë për tre të proceduarat, atë të arrestit në shtëpi.

Përgjimi, Rovena Voda kërkoi telefon Samsung, jo iPhone

Dosjes së dërguar në gjykatë nga prokuri i çështjes, Klodian Braho, i janë bashkangjitur edhe disa përgjime të transkiptuara ku avokatja Majlinda Hasani dhe shtetasja Florinda Beu flasin mes tyre për zarfin me para që ia kishin vendosur në çantë Vodës, për aparatin telefonik dhuratë, ku ish-zëvendësministrja kishte kërkuar të ishte Samsung dhe jo iPhone si dhe për arkën me peshk e cila sipas bisedave mes të pergjuarave shkonte rreth diku te 300 mije lekë të vjetra.

Mësohet se përgjimi që ka zbuluar aferat e ish-zëvendeministres ka qenë një bisedë ambientale në makinën e njërës prej të akuzuarave në kuadër të hetimit të një grupi kriminal në fushën e lëndës narktotike.

Ky përgjim solli edhe arrestimin e prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi, së bashku me të cilën është proceduar dhe shpallur në kërkim edhe shtetasi Emirjan Beu, vëllai i Florinda Beut, e cila ka dhënë ryshfet për tu punësuar në administratë.

"Nuk kam lidhje, do ta tregojë hetimi", GJKKO lë në
Rovena Voda