Grabitet pronari i marketit në Peqin, persona të armatosur i marrin xhiron ditore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2021, 08:56
Pronari i një marketi në zonën e Peqinit ka rënë pre e grabitjes nga të paktën tre persona.
Shtetasi, Agim Spahiu, ka njoftuar policinë se persona të armatosur e kanë kërcënuar duke i marrë paratë që ndodheshin në arkën e marketit në pronësi të tij.
Sipas informacioneve paraprake, pronari i marketit ka pohuar se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa autorët pasi kanë marrë paratë e xhiros së djeshme nën kërcënimin e armëve janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
