Manastirliu: Gjatë verës vaksinimin për të gjitha grupmoshave, njësi lëvizëse në zonat e thella
Nga Shkoza, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa njoftoi ardhjen e 18,720 dozave të vaksinës “Pfizer” tha se gradualisht vaksinimi do të shtrihet nëpërmjet njësive lëvizëse edhe në zonat me territor të vështirë gjeografik.
Fushata e vaksinimit anticovid do të shtrihet gradualisht edhe në zonat me territor të vështirë gjeografik.
Nga Shkoza, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi se ky objektiv do të realizohet përmes njësive lëvizëse të vendosura në dispozicion, duke shtuar se kjo është një mundësi mjaft e mirë për t’i dhënë akses çdo qytetari për t’u injektuar me preparatin anticovid afër vendbanimit.
Manastirliu: Verës do të jemi derë me derë duke vazhduar fushatën tonë të vaksinimit edhe me njësi të lëvizshme. Këto njësi po shkojnë edhe në zona të thella të vendit.
Ministrja teksa njoftoi ardhjen e 18,720 dozave të vaksinës Pfizer gjatë kësaj të hëne, sqaroi se gjatë muajve korrik e gusht do të ketë ditë të hapura për të gjithë njerëzit +18 vjeç pa pritur t’u vijë radha sipas fashës.
Manastirliu: gjatë muajve korrik gusht do të kemi një furnizim të bollshëm me vaksina, ku do të vijnë edhe 500 mijë doza të tjera, në mënyrë që të vazhdojmë me procesin.
Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 1,022,802 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 434,926 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
