Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 35-vjeçari nga Klosi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2021, 17:22
Një 35 vjeçar me inicialet I.K nga fshati Mishtër i Klosit humbi jetën teksa ra në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se ai ka qenë duke rregulluar vetë një prizë në banesën e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ndonëse ai u dërgua menjëherë për në spitalin e Burrelit, nuk mundi të mbijetonte.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes së rëndë.
