Fluturimet për në Suedi, ja kushtet që duhet të plotësojnë udhëtarët

 

Aeroporti “Nënë Tereza” ka bërë një njoftim për të gjithë udhëtarët që do të udhëtojnë drejt Suedisë.

Sipas njoftimit, të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi. Si detyrim kanë vetëm testin PCR, i cili duhet të jetë negativ  48 orë para fluturimit.

Njoftimi i plotë:

Suedia

Të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport