Apeli jep vendimin për grabitjen e blindave me euro në Rinas, ja sa vjet u dënua Dash Kupa me shokë

Pas një maratone seancash gjyqësore, Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë vendimin  për  grabitjen e disa milionave euro në 3 episode të ndryshme nga 2015 deri në 2017.në rrugën e Rinasit.

Kështu Dash Kupa është dënuar me 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg.

Ndërsa Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuan me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Por, të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

Grupi i drejtuar nga Admir Murataj që u vra në 9 Prill të 2019, pas grabitjes së parave në pistën brenda Aeroportit të Rinasit, akuzohet për grabitjen e një banke të nivelit të dytë, te stacioni i trenit në Shkurt të 2015-s, më pas në Dhjetor të po atij viti në, Qafë Kashar u grabitën autoblindat që po transportonin paratë për në Rinas.

Po i njëjti grup, sipas prokurorisë, ka grabitur sërish autoblindat në Shkurt të 2017-s.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.