"Vër dorë lali Eri!" Rruga te "Depot e Djit" që është kthyer në makthin e makinave dhe banorëve

Kjo është rruga “Pjetër Budi” në kryeqytet. Rrëshqitja e dherave tek depot e ujit ka bërë që një pjesë e këtij aksi të amortizohet.

Prej 4 muajsh gjendja e rrugës vijon të shqetësojë drejtuesit e mjeteve, por dhe kalimtarët.

"Jemi ankuar 100 herë te bashkia. Të vijë ta bëjë urgjentisht!"

Rënia e inerteve ka sjellë dhe ngushtim të segmentit rrugor.

Për drejtuesit e mjeteve ky aks është i rrezikshëm dhe burim aksidentesh.

"Është mal, nuk është rrugë. Një sens."

"Është shumë problematike, unë jam banor i kësaj lagjeje këtu dhe kjo ka që prej 4 muajsh që është amortizuar dhe nuk vënë dorë".

"Të riparohet sa më parë, burim aksidenti."

"Thirrja është gjithmonë për lali Erin, vër dorë lal!

Por duket se drejtuesit e mjeteve i kanë hequr shpresat për marrjen e masave dhe këtë e lidhin me sezonin e pushimeve.

"Institucionet janë me pushime, mos i shqetësoni në këtë kohë."

Pas denoncimit të Ora News, Bashkia e Tiranës e mori në konsideratë si rast duke e rregulluar, por rregullimi nuk zgjati pasi prej 4 muajsh gjëndja është rikthyer si më parë.