Shtyhet gjyqi për ish-kryeprokurorin Llalla, gjyqtarët Dollani dhe Lara dorëhiqen nga çështja

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit është shtyrë seanca gjyqësore për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Seanca e radhës do të zhvillohet me 17 korrik. Avokati i Llallës kërkoi kohë për tu përgatitur për mbrojtjen.

Po sot ka ndryshuar edhe trupa gjykuese në Apel ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara dhanë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes së ish-kryeprokurorit me argumentin se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestrin e pasurive të Llallës.

Pas miratimit të dorëheqjeve të gjyqtarëve trupa gjykuese do të përbëhet nga Nertina Kosova, Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.