Arrestimet për drogën, 900 të arrestuar në 6 muaj
Kultivimi dhe shitja e lëndëve narkotike në Shqipëri duke se ka qenë një fenomen gjerësisht i përhapur në pesë muajt e parë të këtij viti, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se kanë arrestuar mbi 900 persona për këto vepra.
Burimet bëjnë me dije se blutë kanë ndjekur metoda të ndryshme gjurmimi përfshirë kontrollet rutinë.
Gjithashtu, nuk kanë munguar rastet e hetimit që fillojnë nga konsumatori për të mbërritur tek shpërndarësi.
Shifrat duken më alarmante në Tiranë, ku për këtë aktivitetet ka mesatarisht 5 të shoqëruar çdo ditë.
Autoritetet kanë goditur edhe grupe të rëndësishme të shpërndarjes së drogës.
I tillë ishte edhe aksioni i pak javëve më parë që u ndërmor nga komisariati nr. 2 dhe që përfundoi me arrestimin e 12 personave, kryesisht të rinj nga mosha 17 deri në 25 vjeç.
Gjithashtu, 6 individë të tjerë nga i njëjti grupi u shpallën në kërkim. Burimet bëjnë të ditur se operacione të tilla janë ndërmarrë edhe në vijim.
Duke patur parasysh nisjen e sezonit turistik, blutë kanë ndërmend që të shtojnë edhe kontrollet përgjatë vijës bregdetare.
Kjo për shkak të dyshimeve se aktiviteti në këto pika mund të rritet duke patur parasysh grumbullimin e madh të turistëve vendas e të huaj.
Aksionet e fundit raportohet se kanë ardhur në vijimësi të udhëzimeve nga Ministri Cuci dhe drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu, për gjurmimin e grupeve të vogla me qëllim mbërritjen tek shpërndarësit e mëdhenj.
