Sa fanatikë janë veriorët - Zef Bari: Malësorët e kanë dasht të dashurën, nuk bënin lojëra si tani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2021, 19:47
Malësorët njihen për burrërinë por edhe fanatizmin. Sa e vërtetë është, a janë malësorët fanatikë?
Zef Bari, banor i Thethit thotë në emisionin "Ora Verore" se malësorët kur dashurojnë një grua e dashurojnë me gjithë zemër dhe se nuk ndahen më prej saj ashtu si kur ndodh në kohërat moderne sot.
Zef Bari: Malësori e ka dasht të dashurën dhe nuk ka bërë lojëra si kur bëjnë tani, jo divorce e gjëra. Këngët më të bukura e interesante të malësorëve kanë qenë ato të dashurisë; këngë lirike. I këndonin femrës së bukur. I këndonin femrës që do trashëgontë, asaj që do të lindte fëmijë. Femra këtu është e vlerësuar. Gruaja në Theth nuk kishte të ndalur, si në disa zona tjera, mos me i dal mikut para, mos me i çu kafen.
