Bashkëjetesë me ujërat e zeza, banorët e Drithasit në Maliq ankohen për mungesën e investimeve

Fshati Drithas në Maliq është lënë prej vitesh në harresë nga pushteti lokal. Banorët e tij ankohen më së shumti për ujërat e zeza që përshkojnë gjithë fshatin, duke u ndjerë të rrezikuar nga përhapja e infeksioneve. Gjithashtu fshati vuan edhe mungesën e rrugëve me standarde.

Banorët e fshatit Drithas në Maliq jetojnë çdo ditë mes ujërave të zeza.

Prej vitesh në të kanë munguar investimet duke ua vështirësuar punën 500 banorëve.

Ata kërkojnë me urgjencë rehabilitimin rrjetit te kanalizimeve, për të shmangur përhapjen e infeksioneve.

"Kryesore janë gropat e ujërave të zeza."

"Ujërat e zeza janë në fshat. Është pastruar një herë dhe nuk është pastruar më."

Rrugët e amortizuara, janë një tjetër tregues i lënies në harresë të këtij fshati.

"Kjo rrugë është të kalosh me çizme. Bëhet me baltë, sidomos në dimër."

Sipas banorëve premtimet jepen në kohë fushate e vijojnë të jenë të tilla deri në zgjedhjet e ardhshme.

"Mbaruan votat dhe tani pas 4 vitesh kemi shpresë, nuk ka e varin."

Pavarësisht se janë taksapagues të rregullt dhe kanë paraqitur kërkesa dhe ankesa të vazhdueshme pranë Bashkisë Maliq, kjo e fundit ende nuk ka dhënë një zgjidhje për përmirësimin e jetës së këtyre banorëve.