Vasili njerr VKM-në: Sandër Lleshaj gënjen kur flet se s'ka përgjegjësi për tenderin e uniformave të policisë
Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se ish-ministri i Brendshëm gënjen kur flet për përgjegjësinë e tij lidhur me tenderin e uniformave të policisë.
Sipas Vasilit, Leshaj ka përgjegjësi, pasi ngarkohet nga një VKM e vitit 2018, ku thuhet se drejtori i Agjencisë së Blerjeve të përqendruar emërohet nga ministri.
Vasili shton se ky drejtor përgjigjët vetëm para ministrin të Brendshëm, duke shtuar se Lleshaj rrjedhimisht gënjen.
Ai fton SPAK-u që të heqë dorë nga hetimi i atyre që i quan si cironka dhe të çojë para drejtësisë ata që i quan si peshkaqenë.
Vasili: Pse genjen Lleshaj, kur ligji flet qarte per pergjegjesine e tij! Lleshaj genjeu per pergjegjesite e tij per tenderin e uniformave duke bere gjoja indiferentin monumental dhe deklaroi: "Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi". Lleshaj ka pergjegjesi te qarta, qe ja ngarkon VKM Nr.81 date 14.2.2018."PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË BLERJEVE TË PËRQENDRUARA ". Kjo VKM percakton qarte ne piken 5 dhe 6 se: Drejtori i Pergjithshem i Agjencise pergjigjet para Ministrit dhe emerohet e shkarkohet nga ai. Edhe buxheti i Agjencise edhe pjese e buxhetit te Ministrise se Brendeshme.
Ja cfare thote VKM 81 date 14.2.2018: "3. Agjencia ka buxhetin e vet, i cili është pjesë e buxhetit të Ministrisë së Brendshme. 5. Agjencia drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj Agjencie dhe përgjigjet para Ministrit. 6. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet, lirohet ose shkarkohet nga Ministri".
Drejtori pra pergjigjet vetem para Ministrit te Brendeshem ndersa Lleshaj genjen hapur. Cfare halli ka qe genjen eshte detyre e drejtesise ta qartesoje. Keta kete te rilindjes kete mision kane qe te mashtrojne pa fund dhe pacipesisht, por e verteta nuk mbulohet. SPAK te heqe dore nga cironkat, por te çoje para drejtesise peshkaqenet! P.S Foto e VKM Nr.81 date 14.2.2018


